Rama tenton të frikësojë studentët: RENEA do të dalë sërish, do të ngushtohet rrethi ndaj atyre me maska

Politikë

Rama tenton të frikësojë studentët: RENEA do të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjet gjatë protestave në Tiranë, duke folur për përdorimin e plumbave të gomës nga policia dhe ndërhyrjen e forcave speciale RENEA.

Gjatë deklaratës së tij, Rama argumentoi se përdorimi i plumbave të gomës erdhi pas incidenteve ku, sipas tij, efektivët e policisë u goditën me sende të forta.

“U gjuajtën me plumb gome sepse efektivi mori zarin e çelikut dhe iu ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi. Nuk bëhet balet aty apo luhet futboll dhe merr faull”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se RENEA ka detyrimin të ndërhyjë kur ka kërcënime, duke përmendur edhe raste të mëparshme të angazhimit të forcave speciale në situata të tensionuara.

“RENEA ka detyrë të dalë kur ka kërcënim. Del edhe kur luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Doli dhe do të dalë, nuk diskutohet”, u shpreh ai.

Në vijim, Rama paralajmëroi masa më të forta ndaj protestuesve që mbajnë maska, duke iu referuar edhe detyrimit ligjor për të mos fshehur identitetin.

“Do të shtrëngohet rrethimi ndaj atyre me maska, e ka edhe ligji që nuk mund të fshehësh identitetin”, deklaroi kryeministri.

ME TE LEXUARAT