Rama i jep postin e rëndësishëm Elisa Spiropalit

Politikë

Rama i jep postin e rëndësishëm Elisa Spiropalit
Në seancën plenare të së enjtes, të zhvilluar mes tensioneve dhe protestave të opozitës, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u
caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit

Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare. Në ato momente, opozita protestonte brenda sallës, ndërsa jashtë godinës së Kuvendit vijonte protesta e qytetarëve dhe studentëve.

Ndryshime pati edhe në përbërjen zëvendësuese të delegacionit, ku deputetja socialiste Evis Kushi u caktua anëtare zëvendësuese.

“Në mbështetje të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, deputetja Elisa Spiropali… ju lutem zini vendet… caktohet anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa deputetja Evis Kushi caktohet anëtare zëvendësuese në këtë delegacion”, tha Peleshi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion