Rama akuzoi të rinjtë se nuk dinë të lidhin 7 fjalë, blogerja e ironizon me fjalimin viral të deputetes së PS-së (VIDEO)

Aktualitet

Rama akuzoi të rinjtë se nuk dinë të lidhin 7 fjalë,

Blogerja Hilda Kertalli ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë takimit të sotëm me efektivët e Policisë së Shtetit kritikoi të rinjtë protestues, duke pretenduar se nuk dinë të lidhin shtatë fjalë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kertalli ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi kreut të qeverisë, duke iu referuar një prej deklaratave të deputetes socialiste Zegjine Çaushi në Kuvend, e cila është bërë virale në rrjet.

“Për 3 mijë e 700 mijë e 8 gjit e 5 punonjës”, ishte shprehja e Çaushit gjatë një fjalimi në Parlament, të cilën influencerja e ka përdorur si një “tutorial” për të ironizuar deklaratën e Ramës mbi aftësinë e të rinjve protestues.

“Ja dola”, ka thënë Hilda në videon e publikuar, për të treguar se arriti të lidhte shtatë fjalë si Zegjine Çaushi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion