Loredana niset drejt Parisit, postimi i reperes ngjall kureshtje te ndjekësit (FOTO)

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale, përmes të cilit ka zbuluar se është nisur drejt Parisit të Francës.
Artistja ka publikuar në InstaStory një fotografi të realizuar nga brenda avionit, duke vendosur si lokacion “Paris, France”.
Postimi ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, sidomos për shkak të situatës së tensionuar që po raportohet së fundmi në kryeqytetin francez.

Parisi është përmendur në raportimet e fundit lidhur me protesta dhe incidente të ndryshme, derisa edhe në vende të tjera përfshirë Shqipërinë.
Në këtë kontekst, udhëtimi i Loredanës drejt kryeqytetit francez ka tërhequr vëmendjen, megjithëse vetë reperja nuk ka dhënë detaje për arsyen e vizitës së saj.
Mbetet të shihet nëse udhëtimi lidhet me ndonjë angazhim profesional, projekt të ri muzikor apo arsye personale.
Deri më tani, Loredana ka ndarë vetëm fotografinë nga avioni, pa zbuluar më shumë rreth planeve të saj në Paris.


