Qytetarët në Tiranë, 38 minuta në rrugë për të shkuar në punë apo shkollë, mbi mesataren e Europës

Aktualitet

Qytetarët në Tiranë, 38 minuta në rrugë për

Një udhëtim i përditshëm në Tiranë, në një drejtim drejt punës apo shkollës, zgjat mesatarisht 38.4 minuta, sipas të dhënave të platformës ndërkombëtare Numbeo për vitin 2026. Kryeqyteti shqiptar regjistron kohë më të gjata udhëtimi se Roma, Berlini dhe Beogradi.

Nëse udhëtimi i kthimit zgjat po aq, një qytetar kalon rreth 77 minuta në ditë në rrugë. Për një muaj me 22 ditë pune, kjo përkthehet në rreth 28 orë e 10 minuta, ose afërsisht tre ditë e gjysmë pune me nga tetë orë.

Në rajon, Beogradi regjistron një kohë mesatare prej 36.5 minutash, ndërsa në Shkup dhe Sarajevë udhëtimi zgjat përkatësisht 27.2 dhe 26.9 minuta. Në Sofje mesatarja është 30.5 minuta, ndërsa në Zagreb 29.7 minuta.

Krahasuar me metropolet europiane, Tirana rezulton gjithashtu me udhëtime më të gjata se Roma, ku mesatarja është 35.3 minuta, Berlini me 33.3 minuta dhe Madridi me 27.9 minuta. Ndërkohë, Londra dhe Parisi regjistrojnë kohë më të larta, përkatësisht 44.8 dhe 41.2 minuta.

Treguesi i Numbeo-s mat kohën mesatare të udhëtimit në një drejtim dhe jo vetëm kohën e humbur për shkak të trafikut. Të dhënat bazohen në informacionet e kontribuuara nga përdoruesit e platformës dhe nuk përfaqësojnë matje zyrtare të gjithë qarkullimit rrugor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion