Qëlloi me ar'më mbi tre vëllezërit, arrestohet ushtaraku 40-vjeçar në Bathore, policia jep detajet

Një konflikt banal i përshkallëzuar me përdorimin e armës së zjarrit ka lënë të vdekur dy vëllezër dhe ka plagosur rëndë një të tretë mbrëmjen e sotme në rrugën “Petrela” në Bathore.
Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. M., 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake, është kapur nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5 pak minuta pas krimit. Nga të të shtënat ndërroi jetë në vendngjarje 30-vjeçari S. I., ndërsa vëllai i tij N. I., 48 vjeç, humbi jetën pak më vonë në spital. Vëllai i tretë, Sh. I., 44 vjeç, mbetet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka sekuestruar pistoletën e përdorur në këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi:
Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.
Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.


