Fotografia e autorit, ushtaraku vr'et vëllezërit në Kamëz, një person mbetet i plagosur (EMRAT)

Aktualitet

Fotografia e autorit, ushtaraku vr'et vëllezërit në
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Bathores ditën e sotme (19 tetor), ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur. Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pranë repartit ushtarak të Zall-Herrit, pas një konflikti. Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa Shefqet Islamaj ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, është ushtarak dhe është arrestuar pas ngjarjes.

Deri më tani, rrethanat e konfliktit nuk janë sqaruar plotësisht. Autori dyshohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka dhënë ende deklarime për ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e konfliktit, dinamikën e vrasjes dhe rrethanat që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë që tronditi zonën e Bathores në Kamëz.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion