Kaos me fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin papritur, dyshohet për...

Bota

Kaos me fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin papritur,
Momente shqetësuese u regjistruan në një fluturim të kompanisë Eurowings nga Rodos drejt Dyseldorfit, pasi disa pasagjerë shfaqën simptoma gastrointestinale, përfshirë të vjella.

Ngjarja ndodhi të dielën, më 18 tetor, në fluturimin EW9631, me 212 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Pas uljes, ekipet mjekësore me veshje të plota mbrojtëse hynë në avion për të kontrolluar udhëtarët. Tre pasagjerë morën ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spital si masë paraprake, ndërsa pjesa tjetër e udhëtarëve u lejua të vazhdonte udhëtimin.

Mes shkaqeve të mundshme po shqyrtohet edhe norovirusi, një virus shumë ngjitës që shkakton të vjella, diarre dhe dhimbje barku. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse ky virus qëndron pas simptomave të pasagjerëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion