Publikohen shifrat, 35 të mitur të arrestuar gjatë protestave, çfarë ndodh më pas?!

Protestat e nisura në Tiranë që prej 13 tetorit, të cilat janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës, kanë sjellë edhe arrestimin e dhjetëra të miturve.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, të bëra publike për Faktoje, nga nisja e protestave prej 13 tetorit, në kryeqytet janë arrestuar 283 persona, prej të cilëve 35 janë të mitur të moshës 15 deri në 17 vjeç.
Në qarqet e tjera të vendit janë raportuar më pak se 30 arrestime, ndërsa, sipas të dhënave të disponueshme, nuk ka të mitur mes tyre.
Nga ana tjetër, policia nuk jep të dhëna për numrin e të miturve të shoqëruar në komisariate.Në dy ditët e fundit, sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, policia shoqëroi 50 persona në Tiranë: 32 të rritur dhe 18 të mitur.


