Bojkoti i sindikatës së Universitetit të Shkodrës, pezullohet mësimi në masën 80 për qind

Aktualitet

Bojkoti i sindikatës së Universitetit të Shkodrës,
Anëtari i kryesisë së sindikatës së punonjësve të universiteteve, ka konfirmuar nga Shkodra se pedagogët e universitetit Luigj Gurakuqi në masën 70-80 për qind kanë mbështetur vendimin e sindikatës për bojkot në mbështetje të protestës së studentëve.

Pedagogët e universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër i janë bashkuar vendimit të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve që kanë bojkotuar procesin mësimor në mbështetje të protestës së studentëve që prej disa ditësh po zhvillohen në vendin tonë.

Sipas kryetarit lokal të degës së sindikatës në Shkodër, bojkoti nga ana e pedagogëve në masën më të madhe po respektohet.

Sipas vendimit të sindikatës së punonjësve të universiteteve bojkoti do të vijojë pa afat deri në plotësimin e kërkesës kryesore të studentëve, dorëheqjen e kryeministrit të vendit Edi Rama. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion