Pse policia përdor ujë me ngjyrë për të shpërndarë protestuesit? Ja cili është qëllimi

Policia përdor ujë me ngjyrë ndaj protestuesve kryesisht për t'i identifikuar ata edhe pasi shpërndahet turma, në mënyrë që të mund të dallohen dhe, në disa raste, të arrestohen më vonë.
Sipas raportit Lethal in Disguise 2, të përgatitur nga organizata mjekësore dhe të të drejtave të njeriut, ngjyruesit e përdorur në topat e ujit mund të shërbejnë për disa qëllime:
Identifikimi i protestuesve: Ngjyra mbetet në rroba ose në lëkurë, duke i bërë më të lehtë identifikimin pas protestës.
Arrestimet e mëvonshme: Në disa vende, ngjyruesit përdoren për të ndihmuar policinë të identifikojë personat që morën pjesë në protesta. Disa ngjyrues janë të dukshëm vetëm nën dritën ultravjollcë.
Efekti psikologjik: Shënimi i protestuesve mund të shërbejë edhe për t'i frikësuar ose për t'i poshtëruar publikisht.


