Protestuesja lëndohet nga spray me piper, shtrihet në tokë duke qarë

Aktualitet

Protestuesja lëndohet nga spray me piper, shtrihet në tokë duke

Një protestuese është lënduar si pasojë e përdorimit të spray-t me piper nga policia.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale, shihet protestuesja e shtrirë në tokë duke qarë dhe bërtitur nga dhimbja, ndërsa pranë saj i gjendet një vajzë që po i jep ndihmën e parë.

Vajza, e cila shihet se mban në dorë një shishe me ujë fiziologjik, po përpiqet të lajë sytë e protestueses së lënduar, duke u përpjekur të qetësojë dhimbjen e saj.

Ky moment ka zgjuar reagime të shumta në opinion, duke dëshmuar solidaritetin e treguar midis protestuesve.

Protesta e sotme po shoqërohet me tensione dhe përplasje midis policisë dhe protestuesve, ku janë përdorur edhe gaze lotsjellës dhe spray me piper.

Po ashtu, janë shënuar edhe arrestime të shumta midis protestuesve.

Protestat po zhvillohen kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore, si dhe kundër politikave të qeverisë dhe dorëheqjes së Edi Ramës .

ME TE LEXUARAT