Ish-ministri Arben Malaj: Dorëheqja e Ramës është domosdoshmëri urgjente kombëtare! Apel për socialistët

Politikë

Ish-ministri Arben Malaj: Dorëheqja e Ramës është

Ish-ministri socialist dhe pedagogu Arben Malaj u ka bërë thirrje socialistëve të reflektojnë për situatën politike në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të eksponentëve kryesorë të lidhur me modelin aktual të qeverisjes.

Në reagimin e tij, Malaj e cilëson largimin e Ramës si një “domosdoshmëri urgjente kombëtare”, duke theksuar se reagimi duhet të nisë nga brenda Partisë Socialiste, përpara se të jetë tepër vonë.

Reagimi i Arben Malaj: 

Një apel nga zemra për çdo socialist me ndërgjegje, dashuri dhe përgjegjësi kombëtare.
 
Ky është një apel për të gjithë ata socialistë brenda “Rilindjes” që ndiejnë ende përgjegjësi morale dhe kombëtare ndaj të ardhmes së vendit tonë.
 
Shqipëria nuk mund të vazhdojë më nën këtë mënyrë qeverisjeje, ku individë të caktuar kanë kriminalizuar jetën shoqërore, ekonominë dhe politikën.

Sot, shpëtimi i vendit nga kjo kapje nuk është thjesht një kërkesë politike, por një detyrim moral e kombëtar.

Dorëheqja e Edi Ramës dhe e eksponentëve kryesorë të lidhur me këtë model qeverisës është bërë sot një domosdoshmëri urgjente kombëtare!

Reagimi duhet të nisë së brendshmi, përpara se të jetë tepër vonë për të gjithë ne.

ME TE LEXUARAT