Protestuesit zhvendosen te Rruga e Elbasanit, tensione dhe gaz lotsjellës, policia bllokon kryqëzimin te Xhamia e Namazgjasë

Aktualitet

Protestuesit zhvendosen te Rruga e Elbasanit, tensione dhe gaz lotsjellës,

Përplasjet dhe ndërhyrja e forcave të rendit janë përhapur përgjatë Rrugës së Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku situata po precipiton me shpejtësi.

Efektivët e policisë kanë vendosur një bllokadë të fortë në kryqëzim për të pamundësuar lëvizjen dhe depërtimin e turmës drejt godinës së Parlamentit.

Nën këtë perimetër sigurie, forcat e rendit kanë lëshuar sasi të mëdha gazi lotsjellës, duke e hedhur atë drejtpërdrejt në mes të turmës së protestuesve që po qëndronin në mënyrë paqësore.

Përdorimi masiv i gazit në këtë aks ka krijuar kaos dhe panik te qytetarët e pranishëm, ndërsa lëvizja drejt zonës së Parlamentit mbetet tërësisht e bllokuar nga kordoni policor për momentin.

 

ME TE LEXUARAT