Protestuesit sulmojnë një tjetër bankë të nivelit të dytë, thyejnë xhamat dhe tentojnë të hyjnë brenda

Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta një bankë të nivelit të dytë në zonën e 9-katësheve në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës dhe duke dëmtuar bankomatin.
Gjatë incidenteve, studentët dhe gjimnazistët kanë goditur bankën me mjete metalike. Po ashtu, protestuesit i kanë vënë zjarrin një infopoint-i që ndodhej pranë saj.
Ngjarja vjen pas përplasjeve të forta të shënuara më herët gjatë protestës në Tiranë, në zonën e Ministrisë së Arsimit, pranë Parlamentit dhe selisë së Partisë Socialiste.
Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar, me incidente në disa zona të kryeqytetit dhe ndërhyrje të forcave të policisë për shpërndarjen e turmave.


