Protestuan gjatë paradites në Vlorë, disa studentë shoqërohen në polici pasi merren nga banesat e tyre
Lajmifundit
/
16 October 2026, 20:13
Aktualitet

Disa të rinj, studentë që protestuan gjatë paradites së sotme në Vlorë, janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë.
Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë janë marrë nga banesat e tyre dhe janë shoqëruar në komisariat, ku ndodhen aktualisht.
Ende nuk ka informacion të plotë mbi arsyet e shoqërimit të tyre dhe nëse ndaj studentëve do të ketë procedime të mëtejshme.


