Protestat në Tiranë në qendër të vëmendjes, Luizi Ejlli bën lëvizjen e papritur

Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se emisioni “Live me Luizin” nuk do të transmetohet mbrëmjen e sotme në Top Channel.
Ky vendim vjen pasi së fundmi Tirana është përfshirë nga protestat e mëdha, të cilat kanë marrë vëmendje të madhe publike.
Përmes një postimi në Instagram, bëhet e ditur se në vend të emisionit të Luizit do të transmetohet një edicion special të “Top Story”, ku do të trajtohen ngjarjet aktuale dhe zhvillimet më të fundit në Shqipëri.
“Për shkak të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe rëndësisë së lartë të tyre për interesin publik, emisioni “Live me Luizin” nuk do të transmetohet mbrëmjen e sotme.
Në vend të tij, Top Channel do të sjellë një transmetim special të “Top Story” me Grida Dumën, kushtuar ngjarjeve aktuale, zhvillimeve më të fundit dhe analizës së situatës në vend. “Live me Luizin” do të rikthehet javën e ardhshme në Top Channel,” thuhet në njoftim.



