Protestat studentore tërheqin vëmendjen e BBC: Kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama (VIDEO)

Aktualitet

Protestat studentore tërheqin vëmendjen e BBC: Kërkojnë

Protestat studentore kanë vijuar për të pestën ditë radhazi në kryeqytetin shqiptar, teksa kanë tërhequr vëmendjen edhe të BBC.

Studentët janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar kundër kushteve të dobëta në arsim, rritjes së kostos së jetesës dhe akuzave për korrupsion qeveritar, thotë BBC.

Sipas raportimit, protestat u përshkallëzuan shpejt në përplasje të dhunshme. Pamjet filmike tregojnë protestues duke hedhur kokteje molotov drejt policisë.

Në përgjigje, forcat e policisë për ndërhyrje të shpejtë u përplasën me protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por, sipas BBC-së, ai po u reziston kërkesave për t’u larguar nga detyra.

 

ME TE LEXUARAT