Aksion i policisë në rrugët e Tiranës, zbarkon me furgon për arrestime. Protestuesi i gjuajnë me gurë dhe largohen
Lajmifundit
/
17 October 2026, 21:14
Aktualitet

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë rinisur në rrugët e kryeqytetit, ku situata vijon të jetë e tensionuar.
Një furgon i mbushur me efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka tentuar të afrohet drejt protestuesve, por nuk ka arritur të përparojë.
Në momentin që mjeti i policisë është afruar, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të tij dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga zona, duke shmangur shoqërimin nga policia.
Situata në terren mbetet dinamike, ndërsa përplasjet mes palëve vijojnë.


