Protestat në Tiranë, bizneset lutje protestuesve: Mos na dëmtoni, jemi me ju

Aktualitet

Protestat në Tiranë, bizneset lutje protestuesve: Mos na dëmtoni,
Ndërsa pritet që sot të vijojë dita e katërt e protestave dhe sulmeve ndaj institucioneve dhe bizneseve në Tiranë, këto të fundit kanë ndërmarrë një veprim për të mos qenë shënjestër e protestuesve.

Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat e fasadat si dhe kanë ngjitur një letër mbi to ku shkruhet “Mbështesim protestën, ju lutem mos na dëmtoni.”

Deri më tani, numërohen qindra biznese të shkatërriar pjesërish ose plotësisht.

Ndër më të prekurat janë ato që ushtrojnë aktivitetin në katet e para të ndërtesave, përfshirë banka të nivelit të dytë dhe institucione mikrofinanciare.

Por dëmet nuk janë kufizuar vetëm në këto subjekte. Dyqane veshjesh, kioska dhe biznese të tjera që ndodhen përgjatë akseve kryesore dhe në kryqëzime janë përfshirë nga flakët ose janë shkatërruar. Një faturë të rëndë që rëndon tek biznesmenët dhe të vetëpunësuarit.

Dëmet nuk kanë kursyer as pronën publike. Gurët, zjarret dhe shufrat e hekurit kanë shkatërriar edhe elementet që shërbejnë për rregullimin e trafikut dhe monitorimin e hapësirave publike.

ME TE LEXUARAT