Ndizet Shqipëria, nga jugu në veri rinia "shpërthen" në revoltë, panorama e asaj që ndodhi dje në vendin tonë

Aktualitet

Ndizet Shqipëria, nga jugu në veri rinia "shpërthen" 
Vendi prej 3 ditësh është përfshirë nga protesta masive në të gjithë vendin, ku protagonistë këtë herë janë të rinjtë shqiptarë, të cilët janë kundër kësaj klase politike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Dje përgjatë gjithë ditës dhe darkës, të rinjtë shqiptarë, të mbështetur dhe nga prindër edhe aktivistë, kanë protestuar, ndërsa janë përplasur me policinë. Kjo e fundit është treguar e ashpër me të rinjtë, duke i sulmuar ata ndërsa në asnjë rast s’e ka kursyer shkopat e gomës dhe gazin lotsjellës ndaj tyre.

Jo vetëm Tirana, por edhe qytete të tjera u solidarizuan dhe iu bashkuan revoltës kundër kësaj klase politike, ndërsa gjimnazistë dhe studentë braktisën mësimin dhe dolën në rrugë, për të protestuar për të drejtat e tyre, për një të ardhme më të mirë.

“Rama jepe dorëheqjen!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “ju erdhi fundi”, janë disa prej thirrjeve që artikulojnë të rinjtë shqiptarë. Kujtojmë se këta të fundit kanë dëmtuar infrastrukturën, djegur institucione, por dhe disa biznese, ndërsa dhjetëra prej tyre janë shoqëruar dhunshëm. Padyshim që revolta e të rinjve shqiptarë do të vijojë edhe sot.

ME TE LEXUARAT