Protesta e studentëve në Tiranë dhe rrethe, delegacioni i BE apelon të rinjtë: Shmangni çdo akt dh'une

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka dalë këtë të enjte me një reagim lidhur me protestat e studentëve teksa ka dënuar dhunën e përshkallëzuar si dhe dëmtimin e pronave.
Në reagim, delegacioni ka bërë thirrje që protestuesit të shmangin dhunën. Sipas BE-së, dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.
“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet në reagimin e delegacionin e BE-së.
Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime. — We strongly condemn the violent escalation at the protest and the destruction of public and private property. We call on protestors to exercise restraint and to refrain from any acts of violence. Violence has no place in democracies. Freedom of assembly and expression are fundamental rights and core European values. They should be respected and exercised peacefully. Constructive dialogue between all stakeholders is the only way forward to address genuine grievances.
— EU in Albania (@EUinAlbania) October 15, 2026


