Protesta / Berisha në një prononcim për mediat: Beteja e narkodiktatorit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm!

Politikë

Protesta / Berisha në një prononcim për mediat: Beteja e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim për mediat nga selia e PD, u shpreh se, mijëra shqiptarë kanë ardhur në mbështetje të studentëve.

Ai u shpreh se beteja kundër studentëve, do të jetë e fundit për Edi Ramën.

Sipas kreut të PD-së, sot, studentë e sindikata janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore.

Sali Berisha: Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre.

Sot, studentë, sindikata, forca politike opozitare, janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore.

Me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit, kanë ardhur mbrëmë.

Beteja e narkodiktatorit, beteja e Edvin Kristaq Xhelatit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, fundi që meriton.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion