Media greke: Zgjerohet revolta kundër Ramës! Mjekë, biznese e artistë bashkohen me studentët, kërkojnë dorëheqjen e tij

Kosovë&Rajon

Media greke: Zgjerohet revolta kundër Ramës! Mjekë, biznese e

Media greke “Newsbomb.gr” i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri, duke e cilësuar tubimin kombëtar të së shtunës, më 24 tetor, si një moment vendimtar për vijimësinë e lëvizjes që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas medias greke, organizatorët parashikojnë pjesëmarrjen e mbi 10 mijë qytetarëve, ndërsa mbështetja për protestat është zgjeruar me përfshirjen e mjekëve, përfaqësuesve të biznesit, artistëve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme.

'Newsbomb” ndalet te protesta e mjekëve të së premtes dhe te mbështetja e bizneseve në qendër të Tiranës. Sipas artikullit, shumë dyqane kanë njoftuar se do të qëndrojnë të mbyllura në mbështetje të mobilizimit.

Vëmendje të veçantë media greke i kushton organizimit të studentëve, të cilët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje edhe nga qytete të tjera. Artikulli thekson se ata këmbëngulin në ruajtjen e pavarësisë së protestës nga partitë politike, duke shprehur kritika si ndaj kryeministrit Rama, ashtu edhe ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha. Në shkrim pasqyrohet edhe ftesa e përsëritur e Ramës për dialog, e cila, sipas medias greke, nuk i ka bindur protestuesit të heqin dorë nga kërkesa për largimin e tij.

Një tjetër çështje në fokus është publikimi nga kryeministri i 45 fotografive të personave që ai pretendon se kanë të shkuar kriminale dhe nuk janë studentë. “Newsbomb” shkruan se ky veprim ka nxitur reagime dhe akuza për përpjekje për frikësimin e protestuesve.

 Media sjell rastin e një studenti 20-vjeçar të mjekësisë, i cili ka deklaruar për mediat shqiptare se është student me rezultate të shkëlqyera dhe ka mohuar lidhjen me akuzat që i janë atribuar pas publikimit të fotografisë së tij. Sipas “Newsbomb”, për protestën pritet angazhimi i mbi 2500 efektivëve të policisë. Media greke vlerëson se pjesëmarrja në tubimin e sotëm dhe mënyra e reagimit të qeverisë do të ndikojnë në rrjedhën e mëtejshme të krizës politike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion