Zgjedhjet për kreun e ri të PD, Lulzim Basha depoziton kërkesën për të garuar në 29 korrik

Politikë

Zgjedhjet për kreun e ri të PD, Lulzim Basha depoziton

TIRANË- Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për të garuar për kryetarin e Partisë Demokratike, zgjedhje këto që mbahen më 29 korrik.

Pavarësisht se vetë nuk ndodhet në Shqipëri, raportohet se Basha kërkesën e ka dorëzuar përmes postës elektronike. Kjo lëvizje e Bashës vjen menjëherë pas mbledhjes së Këshillit kombëtar, i cili u mbajt ditën e sotme.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD të kësaj të marte morën pjesë vetëm 7 deputetët dhe një pjesë jo të madhe të anëtarësisë, gjithsej 174 anëtarë, nga mbi 400 anëtarë. Në këtë mbledhje, që rikonfirmoi ndarjen në 2 pjesë të PD, nuk mori pjesë asnjë prej figurave me poste drejtuese, përveç Enkelejd Alibeajt, që është nënkryetar.

Deputetët që janë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët qëndrojnë në largësi të këtij procesi që në fillimet e tij, është pretenduar se është anti-statutor, e madje po bëhet për interesa personale. Shtatë nga deputetët që bojkotuan, e cilësuan mbledhjen, jo legjitime dhe anti-statutore.

“Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, konstatojmë se sot nuk ka patur një mbledhje legjitime të Këshillit Kombëtar të PD”, thanë ata.

Jo legjitimiteti që pretendojnë deputetët ka të bëjë me numrin e nevojshëm të anëtarëve. Ata thonë se Këshilli Kombëtar i PD ka aktualisht në detyrë 453 anëtarë, nga 478 anëtarë gjithsej të dalë nga Kuvendi Kombëtar i PD datë 17 Korrik 2022.

ME TE LEXUARAT