Zgjedhjet në Kukës, KQZ: Subjektet politike të emërojnë anëtarët e grupeve të numërimit

Politikë

Zgjedhjet në Kukës, KQZ: Subjektet politike të emërojnë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, që të emërojnë anëtarët e grupeve të numërimit të votave pa humbur kohë.

Në faqen zyrtare në Facebook, KQZ shpehet se kjo procedurë duhet të kryhet sa më parë, në mënyrë që të vijojë numërimi i pandërprerë i votave.

Në këto zgjedhje të pjesshme kishte një fletë votimi, në të cilën numrin 1 e mban kandidati socialist Albert Halilaj, ndërsa i dyti renditet Emri Vata, që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Reagimi i KQZ:

Pas përfundimit të tyre në dorëzim të gjitha kutive të votimit dhe pranimit të tyre të rregullta në masën 100% nga KZAZ Kukës, KQZ Shqipëria i bën subjekteve zgjedhore që kanë të drejtë të emërojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave që të veprojnë pa humbur kohë dhe të vijojnë me argumentin ligjor të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë.

 

ME TE LEXUARAT