I lidhur me Valbonën? Jozi sqaron raportin që ka pasur me banoren e BBVIP4!

Showbiz

I lidhur me Valbonën? Jozi sqaron raportin që ka pasur me banoren e

Joz Marku, pas përjashtimit të tij nga Big Brother VIP Albania 4, ka folur për herë të parë në disa studio televizive për ngjarjet që ndodhën brenda shtëpisë.

Përjashtimi i tij erdhi pas një deklarate të rëndë që ai bëri në drejtim të banorit tjetër, Gjestit. Së fundmi ai ka sqaruar marrëdhënien që ka me Valbona Mhilli.

"Valbonën gjithmonë e kam cilësuar shoqen time, nuk e kam parë kurrë me atë shikimin tjetër. Ne njiheshim pak, pastaj aty në shtëpi jemi afruar, ka kontribuar në qëndrimin tim në shtëpi.

Neve na lidh një shok i përbashkët, Valbona e ka si vëlla, ky na ka lidhur me njëri-tjetrin", tha Jozi në WakeUp.

ME TE LEXUARAT