Zbulohet ora e protestës së opozitës më 3 mars

Politikë

Zbulohet ora e protestës së opozitës më 3 mars

Eshte zbuluar orën se kur do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur më 3 mars, në të njëjtën ditë që do të merret vendimi se kujt i përket Partia Demokratike.

Burime nga mbledhja e drejtuesve politikë të PD-së bëjnë të ditur se protesta e 3 marsit do mbahet para Kryeministrisë në orën 12:00.

Berisha qartësoi se protesta kombëtare që do të mbahet nga PD në 3 Mars, ditën kur Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë vlefshmërinë e vendimit të shkallës së parë që miratoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021.

“Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën. Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera.

Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim. PD e ka vendimin e gjykatës”, deklaroi Berisha disa ditë më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion