Zbardhen detaje! Avokati që mbron prej 15 vitesh Trump, do të përfaqësojë Veliajn në gjykatë!

Politikë

Zbardhen detaje! Avokati që mbron prej 15 vitesh Trump, do të

Ekipi i avokatëve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e paraburgimit në Durrës, një ditë përpara seancës së apelit për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht. Në këtë takim, atyre iu bashkua edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP, e cila po këshillon kryetarin Veliaj.

Në një deklaratë për mediat pas vizitës, Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

“Në Shtetet e Bashkuara, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit amerikan, akuzat penale ngrihen vetëm kur ekziston një shkak i arsyeshëm që një vepër penale është kryer. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë,” deklaroi Roberts.

Ai shtoi se “mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta dhe pa një rrezik të justifikuar është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë”*. “Nesër do të ndjek nga afër argumentet e apelit për çështjen e Kryetarit Veliaj,” tha ai.

Studio Kasowitz ka shërbyer si përfaqësues i Presidentit Trump "për një gamë të gjerë çështjesh gjyqësore për më shumë se 15 vjet", si në bizneset e tij ashtu edhe gjatë fushatës presidenciale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion