Xhaçka: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE

Politikë

Xhaçka: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në video-konferencën e sesionit të 131-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili shënoi përfundimin e Kryesisë së radhës së KiE që mbahet nga Gjermania.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në multilateralizëm dhe në gjetjen e zgjidhjeve, duke promovuar vlerat e KiE në konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi rolin e KiE në ofrimin e ofrimin e rekomandimeve dhe zgjidhjeve për të siguruar të drejtat themelore, si dhe uroi Hungarinë e cila do të marrë kryesimin për 6 muajt e ardhshëm.

“Ne jemi të bindur që organizata jonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në rajonin tonë. Ne mirëpresim kontributin e Këshillit të Evropës për të qenë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian në kuadrin e procesit të zgjerimit. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me reformat e brendshme, duke pritur mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me BE-në”, u shpreh ministrja Xhaçka gjatë takimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion