Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi, kamerat kanë fiksuar një makinë të dyshimtë

Kosovë&Rajon

Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi, kamerat kanë fiksuar

GREQI
Vrasja e 20-vjeçares britanike nga grabitësit në lagjen Glyka Nera të Athinës në Greqi po shkon drejt zbardhjes.

Një tjetër element kryesor i rëndësishëm është zbuluar nga hetimet pasi kamerat kanë fiksuar një makinë e cila dyshohet se ka qenë e autorëve.

Vetë banorët e zonës konfirmojnë se prej ditësh ka patur lëvizje të dyshimta në lagje, ndërsa makina ka qenë në këtë zonë dy orë para vrasjes, teksa pas vrasjes është larguar duke u kthyer majtas drejt Agia Paraskevi.
Dyshohet se autorët e lanë automjetin në një zonë të shkretë pasi ka pak shtëpi në atë zonë dhe autorët mund të shkonin tek banesa e çiftit pa i vërejtur askush.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion