Xhaçka reagon për padinë ndaj ambasadorit Soreca: Më vjen keq për akuzat e shpifura

Politikë

Xhaçka reagon për padinë ndaj ambasadorit Soreca: Më vjen

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka këtë të martë ka reaguar në lidhje me padinë e bërë një ditë më parë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në SPAK ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Tëitter shkruan se ambasadori Soreca  është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve për integrimin dhe që nuk hezito të kritikojë qeverinë për gabimet.

Ndër të tjera ajo thekson se ambasadori i BE a shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.


“Një mik i vërtetë që ka mbështetur   integrimin, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre. Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij. Sigurisht që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar.

Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një mik që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj”, shkruan Xhaçka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion