Vrasja e policit në Fier/ Komisioni i Sigurisë mban 1 minutë heshtje, Salianji: Dënojmë ashpër ngjarjen

Politikë

Vrasja e policit në Fier/ Komisioni i Sigurisë mban 1 minutë

Vrasja e policit të forcave “Shqiponja” Novruz Cenalia në Fier nga Azgan Mernica, ende në arrati, është diskutuar edhe në Komisionin e Sigurisë.

Deputeti Ervin Salianji shprehu ngushëllimet për familjarët, ndërsa dënoi ashpër ngjarjen e rëndë. Ai theksoi faktin që organet ligjzbatuese duhet të nxjerrin para ligjit autorin dhe të ndëshkohet sipas ligjit. “Gjendja e kriminalitetit në vend është e rëndë”, tha Salianji.

Në përfundim, deputeti propozoi një minutë heshtje në nder të policit të vrarë. Pas kësaj, anëtarët e Komisionit të Sigurisë janë çuar në këmbë dhe mbajtën heshtje në nderim të efektivit të ndjerë.

“Ne i bashkohemi dhimbjes të familjarëve të policit të vrarë, por edhe dhimbjes së kolegëve të tij që humbën një djalë të ri. Ne e dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë ngjarje dhe organet ligjzbatuese duhet të përdorin forcën më të madhe që i jep ligji për të nxjerrë para drejtësisë autorin dhe për të marrë ndëshkimin e merituar.

Ne do të marrim pjesë në çdo homazh, ishallah i fundit, që ka të bëjë me punonjës policie që humbin jetën. Fakti që vihet dorë mbi punonjës të Policisë së Shtetit tregon fatkeqësisht që gjendja e kriminalitetit në vend është e rëndë. Ne duhet të bëjmë më shumë që të merren masa, që ngjarje të tilla mos ndodhin më. Do dëshiroja që në nder të efektivit të vrarë të mbanim 1 minutë heshtje”, tha deputeti.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion