Votuan pro Lindita Nikollës, kush janë dy deputetët e opozitës që nuk iu bindën Bashës

Pavarësisht se kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë demokratë zgjodhën të mos votojnë Lindita Nikollën si kryetare Kuvendi pati edhe të pabindur në mesin e tyre.
Por dy deputetë të zgjedhur në listën e tij, Vangjel Dule dhe Nusret Avdullai thyen urdhrin e Bashës dhe votuan.
Kur Ramës i erdhi radha e tij të shprehej me votë, vendosi të kujdesej për mjedisin
PD kërkoi që kryeministri të kthente qesen sepse ishin materiale zgjedhore. Rama u bind. Efekt i çon qesen Belindit
Por kreu i grupit parlamentar demokrat i riktheu në shesh.
Në përfundim të numërimit, Lindita Nikolla kishte marrë 79 vota pro dhe 4 kundër. LSI u doli për zot këtyre 4 votave kundër, duke forcuar dyshimet se Vangjel Dule dhe Nusret Avdullai e tradhtuan Bashën në votimin e parë të fshehtë.


