Djegia e spitalit Covid në Tetovë, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë

Kosovë&Rajon

Djegia e spitalit Covid në Tetovë, jep dorëheqjen ministri i

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se i ka propozuar kryeministrit Zoran Zaev dorëheqjen nga posti i tij, për shkak të zjarrit që përfshiu spitalin e Tetovës.

Dorëheqja e tij  vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Edhe Filipçe , si kolegët e tij që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që mban si ministër për tragjedinë ndodhi në spitalin e Tetovës.


Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me Covid-19 në spitalin modular të Tetovës, si shkak i rënies së zjarrit në objekt.

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa deri më tani dyshohet se zjarrin e shkaktoi shpërthimi i një bombole oksigjeni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion