VIDEO/ Tre djem godasin me shqelma dhe shkopa bejsbolli bashkëmoshatarin në Lezhë
Lajmifundit
/
11 Prill 2025, 15:17
Politikë
`
Në pamjet rënda të sherrit që ndodhi këtë paradite në Lezhë. Pamjet i përkasin zonës pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, kur duken tre djem që godasin me shkopa bejsbolli dhe me shqelma bashkëmoshatarin e tyre.
Përplasja vijoi më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.
I riu ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës, ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës. Disa dëmtime dyshohet se ka marrë dhe një nga autorët, i cili është i shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet.


