Shtrenjtohet energjia në Kosovë, rritja e çmimit pritet me protesta në Prishtinë, edhe biznesi i pakënaqur

Kosovë&Rajon

Shtrenjtohet energjia në Kosovë, rritja e çmimit pritet me

Nga 1 maji qytetarët e Kosovës do ta paguajnë 16% më shtrenjtë energjinë elektike. Vendimi u miratua këtë te premte nga Rregullatori i Energjisë pas kërkesës së  tre operatorëve energjetik në vend.

“I kemi katër shkaktarë që kanë ndikuar në rritjen e kostos së shërbimit. Janë ndryshimet në koston e blerjes të energjisë elektrike nga furnizuesi me shërbim universal. Ndryshimet me kostos së blerjes së energjisë nga operatori i sistemit të shpërndarjes. Parashikimi i çmimeve të energjisë nga importi për vitin 2025 dhe parashikimi për koston e shërbimeve ndihmëse për operatorin e sistemit të transmetimit. Në vlerësimet për vitin 2025 është parashikuar edhe import duke pasur parasysh se njësit gjeneruese janë në planifikim të mirëmbajtjes”, tha drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj.

Bordi vendosi për rritjen e çmimit të energjisë pavarësisht kundërshtimit nga ana e presidencës apo kërkesës së qeverisë për mos rritje të çmimit për konsumatorët që shpenzojmë më pak se 800 kilovat në muaj.

Vendimi u prit me protestë e cila nisi në mesditë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë dhe vazhdoi te zyra e rregullatorit të energjisë.

Organizatorët paralajmëruan se do të dorëzojnë padi ndaj këtij vendimi më 14 prill në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Bizneset gjithashtu janë shprehur të pakënaqur për rritjen.

ME TE LEXUARAT