Video/ Shemben dy objekte pa leje në Dhërmi, Rama: Së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare

Pas mbarimit të sezonit turistik, vijon operacioni i shembjeve të objekteve përgjatë vijës bregdetare shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e para të operacionit "Bregdeti Ynë" që rinisi sot në Dhërmi.Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit, shëmbën sot dy objekte të ngritura pa leje.
Kryeministri Rama thotë se pas shembjes së ndërtimeve pa leje, “do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim”.
Ndërkohë që paralajmëron se së shpejti do të miratohet edhe Ligji i Vijës Bregdetare, “së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike”
POSTIMI I PLOTE I RAMES
Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”
Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim????
*së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike


