Goditet një rast i shpërndarjes së narkotikëve në Elbasan, arrestohet një 23 vjeçar

Aktualitet

Goditet një rast i shpërndarjes së narkotikëve në

Është goditur një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogël në Elbasan, aty ku është arrestuar një 23 vjeçar dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Bëhet fjalë për 23 vjeçarin me inicialet E.M., banues në fshatin Gjonme, Elbasan. ndërkohë i shpalluri në kërkim është shtetasi me inicialet D.B., 28 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Elbasan

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan.

Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi D. B., 28 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në pyllin e fshatit Tregan, duke qarkulluar më një motoçikletë pa targë, që drejtohet pa leje drejtimi nga shtetasi E. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B. u gjet një sasi municioni luftarak. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion