Frika nga goditjet me vezë, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në rezidencën qeveritare pranë Fshatit SOS

Politikë

Frika nga goditjet me vezë, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit

Mbledhja, e cila fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në selinë e Partisë Socialiste, është zhvendosur në rezidencën qeveritare pranë Fshatit SOS, dhe se shkak u bë frika nga protestuesit, të cilët prej rreth tre muajsh vijojnë tubimet kundër qeverisë.

Protestuesit kishin bërë thirrje që të mblidheshin para selisë së Partisë Socialiste, ndërsa kishin paralajmëruar një pritje me vezë për ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Në këto kushte, takimi i socialistëve është zhvendosur nga selia e PS-së në rezidencën qeveritare pranë Fshatit SOS.

Siç shihet edhe nga pamjet, në rezidencën qeveritare janë paraqitur një e nga një ministrat dhe drejtuesit politik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion