Balla ‘thumbon’ kryebashkiakun demokrat, ulet për kafe me paraardhësin e tij dhe ish-deputetin e PD-së

Politikë

Balla ‘thumbon’ kryebashkiakun demokrat, ulet për kafe me

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ka ndarë një foto duke pirë një kafe miqësoee me ish-kryebashkiakun demokrat të Kavajës, dhe ish deputetin e PD-së, Hysen Arkaxhiu

Takimi në këto ditë të nxehta vjen pas disa përplasjeve publike që Balla ka pasur me kryebashkiakun aktual të Kavajës, Fisnik Qosja.

“Një kafe dhe një bisedë e frytshme sot tek Piazza Kavajë me doktorin e nderuar, ish-Kryetarin e Bashkisë Kavajë, ish-deputetin Hysen Arkaxhiu” shkruan Balla.

“Në krahë të kundërt politikë, por miq për Kavajën” shtoi Balla pas takimit.

Kujtojmë se drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, është përplasur disa herë gjatë verës me kryetarin e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, për nisjen e punimeve në bulevardin kryesor të qytetit në kulmin e sezonit turistik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion