Plagoset me thikë 33-vjeçari në Vlorë
Lajmifundit
/
10 February 2025, 15:33
Aktualitet

Një 33-vjeçar është plagosur sot me mjet prerës në fshatin Hoshtimë të Vlorës.
I plagosuri i identifikuar si Blerim Rrapaj është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Burime nga policia konfirmojnë se ky incident ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.


