“Falendero kolegët ose ndonjë tjetër”, deputeti i PS-së lë nam: Publikon mesazhet e gatshme në Facebook

Politikë

“Falendero kolegët ose ndonjë tjetër”, deputeti i

Në statusin e fundit në Facebook të deputetit të PS-së, Florenc Spaho, është harruar një mesazh në kllapa shkruar nga personi që i ka hartuar fjalimin e postuar në rrjetin social.

“Falendero kolegët ose ndonjë tjetër”, ishte fjalia në kllapa që ishte harruar mes rreshtave të postimit të pedagogut, i cili falenderonte PS-në për besimin e dhënë për të kandidaur sërish në zonën e Elbasanit.

Spaho, i cili bën pjesë tek deputetët që flasin shumë rrallë në Kuvend, në CV e tij që gjendet në faqen e parlamentit, thuhet se është asistent Pedagog që prej vitit 2015.

Siç shihet në mesazhin e mëposhtëm, të cilin kandidati i PS e ka publikuar gabimisht në facebook, atij i tregohet se çfarë duhet të shkruajë.

Fillimisht, Spaho falenderon PS dhe Edi Ramën për besimin e dhënë, ndërsa më pas vijon me Taulant Ballën.

“Falendero kolegët ose ndonjë tjetër”, deputeti i

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion