U lanë në burg për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri dhe dy të tjerët apelojnë vendimin

Politikë

U lanë në burg për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri dhe dy

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Brajoviq kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që në 24 shkurt caktoi për ta masën arrest me burg.

Ata akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në 10 gusht 2018 në Shkodër. Ndaj tyre rëndojnë akuzat vrasje me paramendim, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Nga hetimet, sipas SPAK, janë mbledhur prova se Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10 gusht 2018 në qytetin e Shkodrës vrasjen me armë zjarri të Fatbardh Licit, i afërm i shtetasit Ibrahim Licit. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që Behar Bajri i bën Ibrahim Licit për vrasjen e të njohurit të tij.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion