“U deshën vite për të pushtuar Trojën”, Rama për “The Economist”: Shqipëria po bën gjithçka për integrimin në BE

Politikë

“U deshën vite për të pushtuar Trojën”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbeten të njëjtat pavarësisht se unioni nuk i dha “dritën jeshile” për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Në një intervistë për revistën prestigjoze “The Economist”, kreu i qeverisë shqiptare thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor po avancojnë drejt BE-së në aq kohë sa iu desh Trojës të pushtohej.

“U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE”, tha Rama.

Rama përsëriti dhe njëherë shprehjen që citoi në konferencën e përbashkët me Zoran Zaev, duke thënë se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po presin Godonë”, duke iu referuar këtu librit të Samuel Beckett.

Kryeministri i Shqipërisë tha se vendi ynë po bën gjithçka për integrimin në BE.

“Vendet e Ballkanit kanë vite që janë në proces integrimi dhe do të bëjnë gjithçka për të qenë anëtare të BE. Nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk duam të kërkojmë për alternativë tjetër. Por është shumë e lodhshme të qëndrosh në dhomën e pritjes. Sot ne jemi peng i nacionalizmit evropian. Dhe është e trishtueshme“ – u shpreh ndër të tjera kreu i qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion