Hidhet nga kati i tretë i riu në Bulqizë

Aktualitet

Hidhet nga kati i tretë i riu në Bulqizë
Pasditen e sotme, një ngjarje e rëndë raportohet nga Bulqiza, ku një 29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke tentuar që të vrasë veten, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në 'Lagjen e Re' të qytetit të Bulqizës.

I plagosuri është transportuar me urgjencë me ambulancë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar. Ende nuk dihen motivet që e shtynë 29-vjeçarin që të tentonte vetëvrasjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion