U caktua në listë të hapur në Fier, Ori Nebiaj tërhiqet nga lista e PD për deputet!
Lajmifundit
/
12 Mars 2025, 21:53
Politikë
Deputetja Orjela Nebiaj është tërhequr nga gara për deputete në listën për 11 maj, pasi ishte caktuar nga drejtuesit në qarkun e Fierit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nebiaj sqaron se ka kërkuar që mos të jetë pjesë as një liste, dhe t'ia lërë vendin të rinjve
“Unë kam kërkuar të mos jem në asnjë listë. As në Tiranë (në respekt të primareve) as në Fier.
Sa për sqarim se dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si tërheqje, por si vendim për t’i lënë rrugë të rinjve dhe zonjave që e meritojnë më shumë se unë”, shkruan Nebiaj.