Shpresa për një armëpushim, Donald Trump dërgon ekipin amerikan në Rusi!
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ka dërguar përfaqësues që të shkojnë në Rusi për të diskutuar propozimin e SHBA për një armëpushim në Ukrainë.
"Shpresojmë se ne mund të marrim një armëpushim nga Rusia... kjo do të ishte 80% e rrugës për të përfunduar këtë banjë gjaku të tmerrshëm," thotë ai gjatë një takimi në Zyrën Ovale me shefin irlandez.
Ukraina ra dakord për një armëpushim 30-ditor të martën pas bisedimeve me SHBA-në, ta kimi i parë zyrtar midis dy vendeve që nga përplasja publike midis Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Zelensky ka thënë që atatëhergjithçka varet nga Rusia, duke i bërë thirrje Moskës t'i përgjigjet propozimit. Por Rusia ka thënë se do të presë të informohet nga zyrtarët amerikanë përpara se të komentojë dhe se është duke studiuar deklaratat.
Ndërkohë, Vladimir Putin ka vizituar Kurskun për herë të parë që nga inkursioni i Ukrainës përtej kufirit, pasi Moska pretendon se ka rimarrë më shumë nga rajoni.