Triumfi i Italisë në Europian, deputetja e PS “shpërthen” në festë, i hidhet në qafë ambasadorit Soreca

Politikë

Triumfi i Italisë në Europian, deputetja e PS

Emocionet e finales së madhe të Europianit Itali-Angli u përjetuan edhe në “Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”, ku qindra tifozë shqiptarë dhe jo vetëm festuan gjatë orëve të mesnatës.

Në festë ishin të pranishëm edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, që u shfaq në shoqërinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, deputetes Blerina Gjylameti dhe ambasadores Yuri Kim.

Deputetja Gjylameti ka publikuar një foto në “Instagram” teksa buzëqesh në krah të Veliajt dhe ambasadores Kim.

Duket se Gjylameti është tifoze e të “kaltërve”. Në një moment, gjatë festës deputetja e veshur me të kuqe përqafon ambasadorin Soreca i veshur me fanellën e Italisë, i cili nuk e fsheh gëzimin për triumfin e bashkëkombësve të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion