Kishin mbushur banasën e tyre me lëndë narkotike dhe fidanë cannabis sativa, në pranga babë e bir

Aktualitet

Kishin mbushur banasën e tyre me lëndë narkotike dhe fidanë

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Kumar”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Y. Sh., 60 vjeç dhe M. Sh., 34 vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa.


Njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Kuman”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Forca e Posacme “Shqiponja”.


Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Kuman”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit Y. Sh., 60 vjeç dhe M. Sh., 34 vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion